fbpx

E Bujshme/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për kolegjin “Turgut Ozal”, dyshime për…

turgut.jpg

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për kolegjin turk “Turgut Ozal” pasi dyshohen për pastrim parash.

Krimi ekonomik në polici ka marrë në pyetje pronarët e rinj të shkollës.

Dyshimet nisën pasi në 3 vite janë konstatuar transaksione të dyshimta shitblerjesh pronash nëpërmjet NIPT-it të Shkollës dhe derdhje parash.

Këto transaksione nuk korrespondojnë në vlerat e shkollimit dhe numrit të nxënësve.

Në sitë është një vlerë prej 10 mln dollarë e shitjes së shkollës. Deri tani në Shqipëri janë pyetur 4 persona ditën e enjte nga krimi ekonomik.

Deri tani muk ka asnjë masë sekuestro apo fakt për të vendosur masë si ndaj shkollës dhe llogarive bankare.

Hetimi i nisur pas derdhjes së vlerës prej 10 mln dollarë e shitjeve te aksioneve të Turgut Ozal. Ndërkohë 2 shtetas turq të cilët janë në listë për tu pyetur janë gjetur në Tiranë janë larguar para 3 muaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303