E bujshme/ Ronaldo mund të kthehet aty ku e nisi. Flet nëna e tij: Do flas me të që ta bind

cristiano-ronaldo-mother-dolores-aveiro-2019_13lb9w0krtcsg1c1gv6un619d1-675x450-675x405.jpg

Edhe pse ka 36 vite mbi supe, Cristiano Ronaldo është mjaft në formë, e këtë e ka dëshmuar me paraqitjet pozitive me Juventusin, ku në Itali, është kthyer në një makineri të vërtetë golash.Ky rendimet, me të drejtë, përkon dhe me ëndrrën e Ronaldos, e cila është për të luajtur futboll edhe pas moshës 40-vjeçare. Nuk përjashtohet mundësia, që në këtë cikël të karrierës së tij, ylli i futbollit botëror të rikthehet aty ku nisi gjithçka, në Sporting të Lisbonës.Kjo ëndërr për tifozët e Sporting-ut, mund të bëhet realitet sezonin e ardhshëm, ku dhe përfundon kontrata e CR7 me Juventus. 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, e ka veshur fanellën e Sporing-ut të Lisbonës nga 1997 deri në vitin 2003, para se të bënte hapin e madh drejt Manchester United.Por së fundmi, në një intervistë të dhënë për televizionin potugez “TVI 24”, nëna e portugezit, Dolores Aveiro tha:“Do të flas me të dhe do e bind të kthehet. Vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Jose Alvalade”. Jam e lumtur për titullin që fitoi ky ekip dhe tani do të përpiqem ta bind atë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303