E bujshme/ Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP: Në Shqipëri ka patur koronavirus që në shkurt

silva.jpg

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka deklaruar se ka patur që në shkurt raste të identifikuara me koronavirus.

Në një intervistë të dhënë për Abcneës, Bino deklaroi se në muajin shkurt janë parë raste sporadike dhe jo të rënduara të qytetarëve të prekur me koronavirus.

“Kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet”, tha ajo.

Kujtojmë se më 9 mars u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303