E çuditshme/ 9-vjeçari akuzohet për vrasjen e pesë personave

Sipas policisë një djalë i cili është vetëm 9 vjeç është akuzuar se ka vrarë pesë persona në Illionis. Në njoftim thuhet se zjarri në rimorkion që ishte e vendosur në një park është vënë qëllimisht.

Si pasojë e këtij zjarri kanë vdekur tri foshnja, një njëvjeçare dhe dy, dyvjeçare si edhe dy të rritur, në Parkun Home Timberline afër fshatit Goodfield.

Avokati i shtetit Greg Minger, tha se nuk do të zbulohen detaje të tjera në lidhje me të dyshuarin, por korrieri i qarkut konfirmoi se zjarri ishte vënë me qëllim.

“Ishte një vendim i rëndë”, tha zoti Minger, duke shtuar se incidenti ishte një “tragjedi”:

“Në fund të ditës, është duke u  akuzuar një person shumë i ri për një nga krimet më të rënda që kemi. Por unë thjesht mendoj se duhet të bëhet diçka në këtë pikë, për përfundimin,” tha ai.

Vdekjet mund të klasifikohen si një vrasje masive, sipas udhëzimeve të FBI-së, pasi dyshohet se ishin vrarë më shumë se tre persona.