fbpx

E dashura e Brad Pitt “kopja” e Jolie, fotot e reja “çmendin” fansat

angelina.png

Brad Pitt dhe e dashura e tij e re, Nicole Poturalski kohët e fundit kanë qenë kryefjala e mediave botërore. Dyshja u fotografua pak ditë më parë në një aeroport të Francës, por ajo që ra në sy më shumë ishte ngjashmëria që modelja gjermane kishte me ish-partneren e Pitt, Angelina Jolie.

Së fundmi, modelja gjermane ka publikuar disa foto, ku shfaqet e veshur me një xhaketë gri, por ajo që ka tërhequr sërish vëmendjen është se ajo duket si një “kopje” e aktores Jolie, që prej formave fizike dhe pozës së marrë.

Kjo është romanca e parë publike e Pitt që nga ndarja me Jolie dhe sipas mediave të huaja ata janë njohur në restorantin e bashkëshortit të modeles në Berlin. Pitt dhe Poturalski raportohet se po shijojnë romancën e dashurisë prej një viti tashmë, ndërsa aktualisht ndodhen me pushime në jug të Francës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303