E dashura miliardere e tradhtoi para syve, ja ç’thotë ish-krimineli seksi

Ish i dënuari, Jeremy Meeks, konsiderohet nga mediet rozë si krimineli më seksi në botë.

Ai insiston se po vazhdon lidhjen e dashurisë me miliarderen Chloe Green. Meek  u pyet nëse janë bashkë pas fotografive me italianin Rommy Giani në jaht, 35 vjecari tha për TMZ: Po, ne jemi ende bashkë.

Më 12 gusht të këtij viti, trashëgimtarja e Top Shop u fotografua duke shkëmbyer puthje me lojtarin italian të polos, Rommy Gianni në një anije në Monte Carlo.

35 vjeçari tha se sportisti është mik i çiftit. Kështu i hodhi poshtë spekulimet se lidhjes së tij me Chloe Green i ka ardhur fundi për shkak të një tradhtie.