fbpx

E dërgoi në motele për 2 muaj, 21-vjeçari detyron 14 -vjeçaren të abortojë, i afërmi i djalit tha se…

Një 14-vjeçare është detyruar nga i dashuri i saj që të abortojë. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, ku thuhet se e mitura u shfrytëzua seksualisht nga një djalë 21-vjeçar.

Ky e fundit për dy muaj e kishte dërguar 14-vjeçaren në motele të ndryshme, ndërsa si pasojë e kësaj lidhjeje ajo mbeti shtatzënë.

Pas këtij rasti ajo bashkë me prindërit e denoncuan rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua, raporton klankosova. Ndërkohë, një i afërm i djalit ka raportuar se të ata kanë qenë në lidhje dashurie dhe se asgjë nuk ka ndodhur me dhunë.