fbpx

E dhunoi dhe e qëlloi me thikë derisa e la të vdekur, kapet shqiptari në Greqi pas 17 vitesh

Një vrasje ka ndodhur plot 17 vite më parë në Greqi e kryer nga një shqiptar që është arrestuar së fundmi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2003 në Volos, ku viktimë mbeti një e moshuar.

Shqiptari ishte futur në shtepinë e të moshuarës dhe e kishte dhunuar duke e qëlluar në koke e trup me sende të forta e thikë.

Më pas, ai kishte grabitur shtëpinë. Në banesë, policia kishte gjetur një shenjë gishti, e cila u identifikua pas kaq shumë vitesh.