“E di gjithë Lushnja”, denoncimi tek Berisha: Plagosja e Tushes pasi u prishën pazaret me ish-shoferin…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mbrëmjen e sotme në faqen e tij të ‘Facebook’-ut dy denoncime të qytetarëve dixhitalë, në lidhje me kryebashkiakun e Lushnjës që mbeti i plagosur, pasi një granatë i shpërtheu në zyrë.

Qytetarët i shkruajnë Berishës se Fatos Tushe është i lidhur me krimin, ndërsa flasin edhe për pazare mes tij dhe ish-shoferit Gëzim Saraçi, i cili është shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 31 dhjetor. Në një prej mesazheve thuhet se mes Tushes dhe Saraçit ka pasur një konflikt për prishje të pazareve, pasi ky i fundit thuhet se ishte dhe financuesi i fushatës së kryebashiakut.

DENONCIMET TEK BERISHA

Akuzohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës si i lidhur këmbë e kokë me krimin! sb
Përshendetje dr
Po ju shkruaj për tu lutur me shume qe ju dhe partia demokratike te hetoj #URGJENTISHT për kryetarin e bashkisë Lushnje sepse ne do hetoni ai dal me keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shoke. Veç te hetoni kush e zotëron sot tregun e fruta perimeve dhe kush me merr tenderat në Lushnje dalin pisllëqet e tjera. Tushe ska asnjë ndryshim nga Edi merr “viz” dhe behet lesh me alkool cdo nate. Klm
Përshëndetje Doktor!!! Ngjarja qe ndodhi sot ne Lushnje është krejtësisht e zbardhur, janë prishjet e pazareve midis Z.Tushe dhe Gëzim Saracit. Ne fillimet e tij kur ishte deputet dhe kandidoj për bashki Gëzim Saraçi ishte financuesi kryesor i kryetarit te bashkisë së bashku me vëllain e kryetarit që erdhi nga SH.B.A. ndërsa prishja e pazareve ndodhi në vitin 2017. Kur u largua nga Gëzim Saraçi dhe u more peng nga tjetër kush….që gjithë Lushnja e di. Gjithë të mirat z.Berisha