“E di ku është Bleona Mata”/ Këtë herë ‘dëshmitari’ e tepron

bleona-mata-1-1.jpg

Mbrëmjen e djeshme është rikthyer në emisionin ‘Pa Gjurmë’ sërish historia e vogëlushes Bleona Mata e humbur në vitin 2010 dhe prej nëntë vitesh ende nuk ka asnjë gjurmë, pasi mbërritën dëshmi të reja. Në pjesën e dytë të emisionit një person nga Shkodra që pretendon se e ka takuar Bleona Matën në nëntor të 2018 në Ulqin tregoi LIVE atë që i ka thënë vajza. Dëshmitari që ka kërkuar që të mos zbulohet identiteti rrëfeu takimin në qendër të Ulqinit pranë një shkolle dhe çfarë i tha vajza, që sipas tij ishte pikërisht Bleona Mata.

Por sot është bërë e ditur se kush është ky dëshmitar, një person nga Maqedonia e Veriut, i njohur si Mehmet Xheladi.  Ai ka shokuar serish sot me deklaratën e tij. Në një lidhje me stafin e emisionit ‘Pa Gjurmë’, Xheladi kërkoi ndjesë publike, madje tha se ishte gati që të kthente lekët që i kishte marrë Bukurie Matës, vetëm që të mos e denonconte, pasi nëna e Matës paralajmëroi se do i drejtohet policisë.

‘Unë jam Meti, pashë në incizimet e juaja që më keni akuzuar dhe do të më denonconi në polici, unë kërkoj falje, më vjen shumë keq për këtë rast, nuk di si ta shpjegoj, kam qenë në gjendje shumë të keqe, jam penduar, e kam bërë për lekë.

ëKam probleme psikike, jam marrë me drogë dhe e kam bërë për lekë. E di si është dhimbja dhe kur të bëhem baba do ta kuptoj. I kërkoj shumë falje zonjës Bukurie, jam aty cfarë do ajo, i kam borxh jetën. Kërkoj shumë falje. Ato lekë që m’i ka dërguar Bukuria, unë ia kthej lekët, vetëm të mos më denoncoj në polici’, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303