“E di ti që jam djali i kryeministrit?” Gruaja e Ramës tregon ditën që Zaho mori vesh për herë të parë postin që mbante i ati

rama555.png

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka treguar momentin e parë qe djali i tyr i vogël, Zaho e ka kuptuar që ishte biri i një kryeministri. E ftuar në ‘Ilva Noë”, Linda Rama tha se një ditë, në javën e dytë të klasës së parë Zaho ishte kthyer nga shkolla dhe u kishte dhënë lajmin familjarëve të tij, se sapo kishte zbuluar se ishte djali i një kryeministri.

Në atë çast, Linda Rama tha se mendoi se kishte ardhur çasti që t’i tregonte të birit se cila ishte ajo puna e rëndësishme që e mbante të atin për shumë orë larg shtëpisë.

“Ishte në javën e dytë të klasës së parë. Erdhi një ditë nga shkolla dhe më tha ‘mami e di ti që unë jam djali i kryeministrit?’ Doja t’i thoja, jo nuk e di, shyqyr që ma the. Por, u ndalova dhe ia shpjegova. Punën e Edit e kam lidhur gjithmonë me diçka të rëndësishme dhe këtë i thoja edhe Zahos që babi ka punë të mëdha, ndërton kopshte fëmijësh dhe se për këtë arsye duhet të sigurohemi që të mos dalë i mërzitur nga shtëpia. Ndryshe nuk do t’i bëjë kopshtet në rregull e shumë të tjera,”- tha Linda Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303