E dinim shqiptar, këngëtari na habit gjatë një interviste: Jam turk

Ai dhe grupi i tij janë bërë së fundmi shumë të njohur në Shqipëri për shkak të rrymës muzikore të veçantë që ata bëjnë.

Grupi nga Kosova Offchestra vjen shpesh në Shqipëri për të dhënë koncerte në qytete të ndryshme, ashtu sikurse ka bërë edhe këtë fundjavë në bregdetin e Dhërmiut. Solisti i grupit Sezgin Curi në një intervistë të dhënë për “Edicionin Veror”, zbuloi diçka që nuk e dinim më parë rreth jetës personale.

Duket se emri Sezgin që me të drejtë tingëllon tejet turk, nuk është aspak rastësisht i tillë, pasi në të vërtetë artisti i përket pakicave Turke në Kosovë.

“Shumë saktë ma the emrin, jam turk që jetoj në Kosovë. Jeni mësuar të shikoni ata në serialet me flokë të zeza e të krehur, por unë  nuk jam nga ata. I përkas pjesës tjetër të turqve.  Në Kosovë ka një minoritet, një pakicë turke dhe unë jam njëri prej tyre!” u shpreh këngëtari.

/real-news.tv/