fbpx

E fejuara e Cristiano Ronaldos humb babain

georgina-rodriguez-2.jpg

E fejuara e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo ka humbur babain.

Georgina Rodriguez ka udhëtuar menjëherë drejt Argjentinës.

Mësohet se i ati i saj Jorge Eduardo pësoi një sulm në zemër. Dy vite më parë ai u shtrua dhe ka qëndruar duke u trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe në qendrat spitalore.

Modelja ka folur gjithmonë për lidhjen me të atin, i cili ishte trajner i shumë klubeve sportive.

Ai gjithashtu mendohet ta ketë këshilluar për lidhjen me portugezin./real-news.tv

Burimi:US.HOLA!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303