fbpx

“E fillova ditën duke qarë!” Ndjekësit përlotin Hueyda El Saied në video-live

Screenshot_9-24.jpg

Prej vitesh Hueyda El Saied jeton në Luksemburg bashkë me djalin e saj dhe rikthimi në Shqipëri nuk është një opsion për të. Pavarësisht se ajo e viziton shpesh vendlindjen dhe mban kontakte me njerëzit e saj, këto gjëra nuk i heqin mallin.

Gjatë rrugës për në punë, këtë të enjte bëri një video-live me ndjekësit e saj në Instagram ku iu përgjigj disa prej pyetjeve.

Një prej ndjekësve i shkruante përse flet shqip, duke qenë se ajo ka origjinë sudaneze dhe prej kohësh nuk jeton në Shqipëri.

Hueyda El Saied tregon se shqipja është gjuha e saj, gjuha e nënës dhe ajo kurrë nuk preferon të jetë një ndër ta që me të shkuar jashtë vendit mundohen të bëjnë sikur e harrojnë shqipen.

 

Në një tjetër video, Hueyda emocionohet nga malli që ndjen për atdheun e saj dhe njerëzit që ka lënë këtu.

“Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni vërtetë”, shprehet ajo para se të mbyll videon.

Më pas ajo vendos të rikthehet për t’u thënë mirupafshim ndjekësve:

“E fillova ditën duke qarë falë jush. Ju puth fort”.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *