fbpx

“E flakën si shumë të përdorur”. Salianji reagon për shkarkimin e Prokurores: Po ju vjen dita…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pak më parë për shkarkimin nga detyra të prokurores, Donika Prela, duke theksuar se e ‘flakën si shumë të përdorur’.

 “Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!  Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit! Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!”, përmbyll Salianji.