E frikshme! Ishin duke pirë në tavolinë, gruaja ther me thikë 65-vjeçarin, detajet tragjike

4192486642908cddb7cc6f1c03256b3e_L.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Loboikivka në Ukrainën qëndrore. Raportohet se një 45-vjeçare me emrin Natalia ka vrarë një 60-vjeçar.

Bëhet me dije se gruaja e ka goditur atë me thikën e kuzhinës.

Sipas mediave vendase Natalia dhe Vasily kishin qënë duke pirë së bashku në shtëpinë e saj, kur në debat e sipër 46 –vjeçarja e ka rrahur dhe torturuar burrin gjithë natës, deri në momentin që ai kishte vdekur, më pas kishte njoftuar policinë.

Në momentin e mbërritjes së policisë në vendngjarje, Natalia ishte ulur në hyrjen e saj e mbuluar me gjak, duke pirë kafe dhe cigare.

Policët raportohet se u tronditën kur panë trupin e gjymtuar të Vasily në mes të kopshtit. Ndërkohë që vrasja kishte ndodhur në prani të vajzës 16-vjeçare të zonjës së shtëpisë, e cila tashmë është vendosur në një jetimore dhe po merr trajtim psikologjik.

“Ajo [Natalia] e kishte masakruar trupin e tij. Ai ishte mbuluar me gjak nga fytyra pasi ajo kishte tentuar ta çante në kokë. Ajo gjithashtu i kishte mbushur gojën me bukë për të shuar ulërimat e tij. I gjithë kopshti i saj para shtëpisë, ishte mbuluar me gjak”, u shpreh Diana fshqinja ngjitur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303