E frikshme/Rama tregon strategjinë e Ilir Metës për të djegur vendin

rama-meta-2.jpg

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend  duke komentuar situatën në kuvend por dhe përgjimet.

Marrja peng e tij është orvatje për ti mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara në PD që i lajmëron para se të dalin në Gjermani, gjetja e vendit dhe kalendari i përgjimeve i përputhur me protestat flasin vetë për këdo që dëshiron të mendojë .

Është revolucion imagjinar me punonjës bashkie e të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin sepse prodhon të gjitha pamjet e shëmtuara krejtësisht të papërputhshme me imazhet e një vendi që është gati të hapë negociatat në sytë e atyre që na shohin nga jashtë, Nga ana tjetër synon të mbjellë frikën brenda sikur çdo të ndodhë.

Sot ne kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër.  Për herë të parë rishfaqet fenomeni i dëshpëruar i antimitingashësve .

Në 30 qershor do mbahen zgjedhjet

Edi Rama: 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve, duan apo nuk duan, qoftë ata që i fusin në këtë zjarr qoftë këta që i ndjekin drejt zjarrit. Sidoqoftë ajo që na takon është çka i takon kujtdo që është në të drejtën, të jemi të vendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse historia e këtyre 30 viteve ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe metodë, në kokën e atij që është lideri suprem i PD-së. Dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që është sot është në zyrën e presidentit por që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë duke i hedhur benzinë zjarrit.

Para dy ditësh morëm informacion se njerëz që lehtësisht mund të verifikohen se  me këtë janë të lidhur në katërshen, që iu është kundërvënë fuqimisht zgjedhjeve për t’iu kundërvënë Evropës, ashtu siç e shkruan Ismail Kadareja në faqen e që lexova, kanë komunikuar me disa persona në burgje duke i nxitur të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar dhe çuditërisht menjëherë mbas këtij informacioni del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në burgje.

Nëse presidenti do të ishte realisht i interesuar për situatën në burgje minimalisht nuk duhej të rende ta publikonte letrën, minimalisht, të cilën e ka dërguar në adresën e gabuar pavarësisht se ai sot ndihet komandanti suprem në krah e liderit suprem, nuk ka asnjë tagër ti drejtohet askujt tjetër për informacion përveçse ministrave përkatës. Drejtorët nuk janë nomeklaturë e presidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303