E fundit/ Agim Kajmaku do të shkojë në burg, ja lëvizja e papritur e tij

1568192391_agimkajmaku.jpg

Ndaj Agim Kajmakut tashmë ka një urdhër arresti. Përveç shkarkimit  nga detyra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datën 1 Nëntor, tashmë ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku  do duhet të shkojë në burg.

Burime të besueshme nga Ministria e  Brendshme dhe Prokuroria i konfirmuan redaksisë së lajme sosnews.al se që të premtes datë 8 Nëntor 2019, ndaj Agim Kajmakut ka një urdhër arresti që pritet të zbatohet.

Të njëjta burime  konfirmojnë se Kajmaku është arratisur dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta gjatë 48 orëve të fundit për ta gjetur në adresat zyrtare që ai ka, dhe pavarësisht kontakteve me familjarët, ai nuk gjendet. Rezulton se Kajmaku ka fikur dhe telefonin dhe ka humbur kontaktet që prej të premtes, në përpjekje për ti shpëtuar autoriteteve ligjore.

Çështja  në ngarkim të 48 vjeçarit,  që në zgjedhjet e  kontestuara të 30 Qershorit mori detyrën e kryetarit të bashkisë Vorë, u bë publike  pas denoncimit me dokumente të Partisë Demokratike se Kajmaku kishte fshehur arrestimin në shtetin grek disa vite më parë dhe kishte fshehur arrestin në formularin e dekriminalizimit që kishte plotësuar.

Menjëherë Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet për rastin dhe për verifikimin zyrtar të informacionit të bërë publik në media pati shkëmbime letër porosish me autoritet helene dhe vetëm pas më shumë se dy muajsh erdhi përgjigja konfirmuese se Kajmaku kishte patur probleme me drejtësinë në shtetin grek./sosnews.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303