fbpx

E fundit/ Aksident me pasojë vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin. Për pasojë një person ka humbur jetën.

Policia njofton se ka humbur jetën shtetasi A. N. nga Tirana, i cili ishte pasagjer në njërin mjet, si dhe janë plagosur dy drejtuesit.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.