E fundit/ Aksident në Elbasan, ka të plagosur

Një 45 vjeçar është plagosur mbrëmjen e kësaj të premtjeje në Elbasan, pasi motoçikleta që ai drejtonte ka dalë nga rruga.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Paper, ku motoçikleta që po udhëtonte 45 vjeçari është përplasur me mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës identiteti i të cilit, ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit.