E FUNDIT/ Aksidentohen 3 persona të një familjeje, plagosen gjyshi, nipi dhe mbesa, detajet e para

ambulance-1-1.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pak çaste më parë, konkretisht në fshatin Çermë të Divjakës. Raportohet se janë lënduar 3 persona të një familjeje.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes. Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303