fbpx

E FUNDIT/ Dëgjohen të shtëna armësh në Kashar, detajet e para

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një servis dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga një “Benz” në Qafë-Kashar mëngiesin e sot.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtjeshme.

Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303