E fundit/ Gjendet një person i asfiksuar në Durrës

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga Durrësi Një person është gjendur i asfiksuar pranë lokaleve në lulishten në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta.

Në vendngjarje ka shkuar Urgjenca, e shoqëruar nga një makinë e forcave të rendit. Po ashtu në vendin e ngjarjes ishin dhe forcat ushtarake, që vijojnë patrullimet në këto kohë, në kuadër të masave kundër COVID-19. Personi i asfiksuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit.