E fundit/ GJKKO merr vendimin për kërkesën e mjekut Edvin Prifti

602d964d349e31613390936_1613222546edvinprifti.jpg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një vendim së fundmi pas kërkesës së mjekut Edvin Prifti.

Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij “Pezullim nga Detyra”, por kërkesa e tij është rrëzuar

Kujtojmë që gjatë një kontrolli të zhvilluar në zyrën dhe shtëpinë e mjekut e gjendën shuma të mëdha parash për të cilat mjeku nuk dispononte asnjë burim zyrtar që mund t’i justifikonte.

Mjeku Edvin Prifti u lirua nga burgu në muajin mars si vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ndërsa pak kohë më parë SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, nën akuzat për korrupsion.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303