Një biznes është vjedhur gjatë natës në Fier. Raportohet se janë marrë një shumë parash në një biznes që tregton mermer në lagjen Sheq i Vogël në Fier.
Nuk dihet ende sasia e parave që kanë arritur të marrin grabitësit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merr në pyetje pronarët, në lidhje me dyshimet që kanë për vjedhjen.

