fbpx

E FUNDIT/ Humbi jetën nga koronavirusi pedagogu i njohur në Tiranë

Një tjetër nuk ka mundur ta fitojë betejen me koronavirusin në Tiranë. Mësohet se pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën. Lajmi është bërtë i ditur nga të afërmit e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Kelment Qerimi, 47-vjeç, ishte pedagog inxhinierie në Universitetin Politeknik. Ai në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin, pasi mobiljet i kishin rënë në retinën e syrit të djathtë.

Mësohet se Qerimi ka pasur komplikacione të rënda. Ai ka qëndruar në intubim dhe nuk ja ka dalë që ta fitojë betejën me koronavirusin.