Xhaxhai i Aldi Ramës u arrestua nga policia pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Por sot Gjykata e Lezhës vendosi për të masën ‘arrest me burg’. Përballë Gjykatës ai ka deklaruar se u largua pasi donte të vizitonte nipin e tij të cilin e kishte të shtruar në spital.
Baki Rama ishte lënë nga Gjykata në ‘arrest shtëpie’ pasi ishte arrestuar më parë për tregti të lëndëve narkotike. Mungesa e tij u vu re në momentin kur policia ushtroi kontroll në banesë, ditën kur vdiq Aldi Rama.

