fbpx

E FUNDIT/ Makina e policisë përplas për vdekje këmbësorin në Pogradec

aksident-naten.png

Një qytetar në Korçë mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga makina e policisë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq në fshatin Çiflig rreth orës 22:50.

Sipas njoftimit zyrtar, makina e policisë tip “Ford” aksidentoi kalimtarin rreth 45 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.

Policia thekson se grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303