fbpx

E fundit/ MSH: 28 raste të reja në 24 orë, shkon në 361 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë me dije se janë shtuar plot 28 raste të reja me koronavirus në 24 orë.

Në total numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 361. Të shëruar në 24 orë janë 5 persona të tjerë.

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një tjetër paciente e konfirmuar me COVID19 duke e çuar në 20 numrin e viktimave.