E fundit/ Ndalohet gomonia e nisur nga Shqipëria drejt Italisë, ja çfarë u gjet

Një gomone është ndaluar nga autoritetet italiane ditën  e sotme.

Bëhet me dije se ajo është nisur nga Shqipëria dhe u ndalua në brigjet e Barit.

Gjatë kontrollit u gjet 450 kg lëndë narkotike, e cilësuar si Kanabis Sativa.

Sipas mediave të vendit fqinj, droga ishte nisur nga Shqipëria ndërsa është vënë në pranga nga ‘Guardia di Financa’ skafisti italian, një 48-vjeçar.

Autoritetet italiane thanë në njoftimin për mediat se gomonia ishte 6 metra e gjatë dhe e pajisur me një motor të fuqishëm.