fbpx

E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në plazh, mbytet një tjetër pushues

Një tjetër turist është mbytur teksa po lahej ne det në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur te “Shkëmbi i Kavajës”, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash. Mësohet se viktima është një 73-vjeçar nga Kosova.

Policia po heton ngjarjen. Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i mbytjes së pushuesve në plazhet e vendit.