fbpx

E FUNDIT/ Një viktimë nga Covid, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja

Infektivi-12-675x450.jpeg

Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303