fbpx

E fundit/ Partizani shkarkon trajnerin Lerda

Klubi i Partizanit ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Franco Lerda.

Ky vendim i klubit erdhi një ditë pas ndeshjes së luajtur mbrëmë në stadiumin “Air Albania” me Tiranën, sfidë e cila u humb nga Partizani me rezultatin 1-2.

Më herët, Partizani pati shënuar humbje edhe me ekipin e Bylisit. Këto dy humbje duket se janë bërë shkak për shkarkimin e Franco Lerdës.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, njoftoi klubi i Partizanit.

Kujtojmë që Franco Lerda e mori drejtimin e ekipit në qershor të këtij viti.