fbpx

E FUNDIT/Pas zhdukjes së 3 të rinjve, Ardi Veliu mbërrin në Shkodër

ardi_veliu_ok.jpg

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur këtë mbrëmje në Shkodër. Vizita e kreut të policisë në Shkodër vjen pas zhdukjes së mistershme të tre të rinjve.

Mësohet se drejtoei Veliu është duke zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.

Në takim janë edhe drejtuesit e Komisariateve Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Deniel dhe Klement Pepaj së bashku me Vilson Çutajn, u zhdukën pasditen e datës 3 tetor dhe deri më sot asgjë nuk dihet për fatin e tyre.

Nga hetimet e deritanishme besohet  se shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303