fbpx

E FUNDIT/ Përfshihet nga flakët Piramida në Tiranë, policia jep detajet

odina e Piramidës në kryeqytet është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.