fbpx

E FUNDIT/ Plagoset një grua 39-vjeçare në Vlorë, policia jep detajet

lajm-i-fundit-3-3-20-4-2.jpg

Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:10 një 39-vjeçare është paraqitur në spitalin e Vlorës me dëmtime në dorë.

39-vjeçarja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.

Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303