Banorët e fshatit Drenovicë në bashkinë Dimal janë ngritur në protestë së fundmi. Ata shprehin shqetësimin e tyre duke thënë se nuk kanë ujë për vaditjen e të mbjellave.
Sipas tyre uji nuk lëshohet në kanalet pranë serave të tyre, pasi disa fermerë nuk kanë paguar taksat e tokës. Fermerët bëjnë thirrje që të merren masa, teksa po falimentojnë.
Në shenjë indinjimi ata janë ngritur në protestë. Ndërsa kërkojnë që të merren masa dhe mos të ndëshkohen për faj të të tjerëve, pasi po falimentojnë.
Advertisement