E FUNDIT/ Presidenti Ilir Meta del me thirrjen e fortë

ilir-meta-1.jpeg.jpg

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një postim së fundmi në rrjete sociale. Ai shkruan se të rinjve në vendin tonë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimin dhe punësimi në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

Teksa ka postuar një artikull nga Monitor, ai ka një thirrje të rëndësishme.

Postimi i Metës:

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.  Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit. Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!

scroll to top