E FUNDIT/ Rama mbërrin në Kuvend dhe thotë fjalën e fundit për Ilir Metën

raMA-780x405.jpg

Kryeministri Edi Rama mbërriti pak momente më parë në Kuvend ku edhe tha fjalët e tij të fundit për Presidentin Ilir Meta. Ai tha se Meta e ka tradhtuar misionin e Presidentit si dhe e ka turpëruar Shqipërinë.

Ilir Meta e ka tradhtuar misionin e Presidentit, e ka poshtëruar Kushteturtën, e ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar, ka minuar kufirin e ndarjes së pushteteve, ka turpëruar Shqipërinë në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë diplomatike, i ka humbur të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për tu kthyer në binarë. Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz Ilir Metën. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të mbajë më statusin që i dha Kuvendi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303