fbpx

E fundit/ Rama surprizohet në Itali, i bëhet surpriza e papritur

841148a302cdd084101e4865f21341b5_L.jpg

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku po zhvillon disa takime në 30 vjetorin e fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias. Mirëpo atij sot i është bërë një surprizë.

Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, i ka dhënë Ramës një çmim që siç tha u jepet vetëm puliezëve, “Rrënja e Pulias” quhet çmimi që iu dha Ramës, “një puliezi me shtetësi shqiptare” siç tha dhe Michele Emiliano.

Është një surprizë e vogël. Jo dhe aq e vogël në fakt, sepse ky është një çmim që u jepet vetëm puliezëve. Në mënyrë të veçantë, po bëjmë përjashtim dhe do tja japim një puliezi që është me shtetësi shqiptare. Ky çmim quhet “Rrënja e Pulias”. Do të marrësh përsipër nëse do ta pranosh, që të mbrosh tokën time përveç tëndes. Edhe komunitetin tim përveç tëndit, por në përgjithësi dhe njerëzimin se nuk ndalojmë vetëm te kufijtë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303