E fundit/ Rrahu në mënyrë shtazore të bijën, gjykata jep vendimin për 41-vjeçaren nga Saranda

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur “arrest me burg”për 41-vjeçares Elisabeta Meta, e cila pak ditë më parë u shfaq në një video duke dhunuar barbarisht vajzën e saj 13 vjeçe, pasi nuk kishte larë enët.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk ka qenë asnjë familjar i saj i pranishëm. Ndërkaq avokati ka deklaruar se do të apelojë vendimin e Gjykatës.

Një 41 vjeçare nga Saranda u pa në disa video të publikuara nga Fiks Fare, teksa ushtronte dhunë “kafshërore” ndaj vajzës së saj të mitur, vetëm 13 vjeç.

Dhuna ishte për arsye të ndryshme dhe tepër absurde, ndërsa rasti u denoncua nga bashkëjetuesi i 41-vjeçares, i cili ka rënë vetë pre e dhunës së gruas nga Saranda.