fbpx

E fundit/ Rritet sërish numri i të vdekurve në Itali nga Koronavirusi

koronavirusi1.jpg

Shënohet viktima e gjashtë me koronavirus në Itali.

Sipas medieve fqinje, bëhet fjalë për një të moshuar 84-vjeçar, i cili ishte i shtruar në spital në Giovanni XXIII në Bergamo.

Deri më tani në Itali janë regjistruar 224 të infektuar me koronavirus. Më shumë se 50 000 njerëz në Lambardi dhe Veneto janë në karantinë, ndërsa shkollat, zyrat publike dhe shumë aktivitete janë mbyllur.

Mediet italiane bëjnë me dije se 12 qytete veriore janë në vëzhgim me një popullsi 50 mijë banorë.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303