fbpx

E FUNDIT/ Të shtëna armësh në Krujë, qëllohet një 35-vjeçar

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një ngjarje e rëndë është mësuar minutat e fundit. Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Fushë-Krujë.  Mësohet se një person është qëlluar me armë një 35-vjeçar.

Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth  ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit”, njofton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303