fbpx

E fundit/ Vdes e moshuara në Shkodër, 5 raste të tjera me koronavirus

Një grua te të 80-tat në Shkodër ka ndërruar jetë mbrëmë pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ndërkohë bëhet me dije se janë shënuar edhe 5 raste të tjera me COVID-19 në Shkodër.

4 të prekur janë anëtarë të të njëjtës familje në lagjen Kiras, dhe 1 anëtar në familjen e Dobraçit, që ka pasur dhe me herët raste të konfirmuara.

Në këtë mënyrë numri i personave të prekur në Shkodër shkon në 37, ndërkohë që mbrëmë u shënua dhe viktima e parë.