E fundit/ Vjen kërkesa e rëndësishme për Ministrinë e Brendshme

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs.jpg

Pas presidentit Ilir Meta, edhe kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka një apel të fortë. Ai i ka bërë një kërkesë Ministrisë së Brendshme ku i kërkon që të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave ID dhe pasaportës.

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik. @PuneteBrendshme”- shkruan Celibashi në Twitter.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303