fbpx

“E futi fëmijën në makinë dhe i ka….”. Gazetari sheh skenën ‘horror’: Më binin lotët, u skandalizova, mora telefonin të merrja Policinë….

mila.png

Gazetari Milaim Zeka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një histori dhune të ndodhur ditën e djeshme. Ai ka rrëfyer se teksa ishte ngritur nga dreka me disa kolegë, ka parë një mama e cila dhunonte fëmijët e saj.

Postimi i plotë:

Nje ngjarje teper trishtuese.

Dje, ndoshta rreth ores 16, pasi qe kisha mbaruar dreken me nje grup gazetaresh, dhe me dy miqe te mi te ngushte, Fatmir Zymberin dhe Rexhep Shehun, bashke me kete te fundit arritem tek parkingu mbrapa “Pallatit te Rinise”.

Kur kemi arritur aty, pash nje nene, e cila ecte perpara nje djali, jo me shume se 7-8 vjeç, i cili e luste ate qe ta dergonte tek lodrat. Ajo here i bertiste, here nuk i fliste. Nena u fut ne makine, djali qante dhe prap po e luste per lodra.

Te rrahurin qe ja ka bere ketij femiu, besoni qe as nuk mundeni me imagjinu. Padashtas me shkonin lotet. Rexhep Shehu, i cili jeton ne Norvegji, u skandalizu. E si do jet njeri normal ky femi kur te rritete, me tha ai.

Kjo nena barbare, e dhuneshme dhe e pa shpirte, e kishte nje makine te shtrenjte. Shihej qe kishte standart te larte jetese, po nuk kishte tru, as shpirt.

Disa here mendova te ja therrisja policine, po nuk desha ta lendoja ate femije. Me rende se sa arrestimi i prindit ne sy te femiut, nuk ka. E meritonte edhe te ja beja nje foto, e te ja mirrja ftyren ne rrjetete sociale, po thash me vete: Kjo nuk ka ftyre!

Kam dy mesazhe per çdo njeri: Mos lindni femi, kur e keni bezdi me u kujdes per ta!

E dyta: Mos perdorni dajakun si metode edukate, sepse po te kishte qene e suksesshme kjo menyre e edukates, sigurisht qe do ishim shoqeri shume me e mire!

Stop dhunes ndaje femijeve!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303