fbpx

E gjendur mes dy djemve, konkurrentja e Për’Puthen shpërthen në lot në mes të emisionit

efi-perputhen.jpg

Ditën e sotme një situatë e papritur ka ndodhur në Përputhen me Efin. Teksa Bora i drejtoi pyetjen, “zemrën të copëtuar e ke akoma apo je shëruar?”, ajo shpërtheu në lot.

“E copëtuar nuk është por ka ca krisje”– tha Efi përpara se të qante.

Pas kësaj Samiu u ngrit nga karrigia e tij për ta përqafuar Efin në këtë shpërthim emocional.

Pjesë nga biseda:

Bora Zemani: Çfarë të prek?

Efi: Asgjë, do qetësohem.

Efi: Thjesht realisht më del nga shpirti kur e them këtë gjë. E them me shpirt këtë pjesën që të jenë njerëz të sinqerët, atë që thonë ta mbajnë. Tashmë është e parë se sa shumë mashtrohemi ose se sa femrat mashtrojnë, fatkeqësisht.

Duke folur më tej për gjendjen e saj emocionale, Efi pati edhe një debat me Mevlanin. Shkak u bë deklarata e konkurrentes e cila tha “duken të gjithë mashtrues.”

Mevlani: Problemi është momentin që do dikë tjetër, të duken të gjithë mashtrues.

Efi: Çfarë lidhje kishte kjo?

Mevlani: Ka lidhje sepse nuk besoj se ne të tjerët nuk jemi të sinqertë.

Efi: Probelmi qëndron se ti nuk më kupton

Mevlani: Probelmi është se ju me veteveten nuk jeni të sinqertë. Të gjithë që janë të sinqertë që vijnë në jetën tuaj dhe nuk i pranoni.

Efi: Çfarë je duke folur?

Mevlani: Këtë pra, a nuk më dëgjon?!

Efi: Mua mos më bërtit. Ti ke një problem, ti më shef mua në këtë gjendje dhe nuk di fare ta menaxhosh situatën. Kush tha që je mashtrues.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303