fbpx

E gjeni dot? Ku shkon Lori Hoxha kur zhduket nga rrjetet sociale?

LoriHoxha-1200x630.jpg

Lori Hoxha na ka bërë të ëndërrojmë për pak me videot dhe fotot që ka publikuar në rrjete sociale.

Para një viti ka udhëtuar drejt Balit, gjatë një periudhe kur ishte shkëputur plotësisht nga interaktiviteti me fansat e saj në media sociale dhe pak nga detajet e atij udhëtimi i publikoi për herë të parë në mbrëmje.

“Një vit më parë bëra udhëtimin tim të preferuar. Duke u rikthyer pas nuk mund ta besoj që pata mundësinë të përjetojë një bukuri të tillë. po mendoja të ndaja disa momente, kur isha pushim nga rrjetet sociale”, ka shkruar Lori përkrah një fotografie të saj në avion.

Ajo është shprehur se aty tentoi edhe të meditonte, por kuptoi se nuk ishte një fanse e madhe e kësaj gjëje dhe se duhet të provonte të bënte më mirë herën tjetër.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303