E gjeti rëndë/ Daja i të mbijetuarës nga tragjedia në Kombinat rrëfen ç’i tha ajo: Nuk e di si na humbi dashuria për njerëzit, ne kemi…

daja.png

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike që tronditi opinionin publik disa ditë më parë, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan dhe u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë, ndërsa mbijetoi vajza tjetër e familjes, Blerta.

Vëllai i Zhaneta Josifit, Sejman Fejzo ka qenë sot në emisionin “Me zemër të hapur”, ku rrëfeu detaje të reja mbi tragjedinë.

Ai tha se ka qenë së bashku me Policinë kur hanë hyrë në banesë dhe e kanë gjetur Blertën në gjendje të rëndë. Blerta i kishte thënë se: “Nuk e di se si na humbi dashuria për njerëzit, kemi vuajtur shumë”.

 “Gjendja e Blerës është pak më e mirë. Kam komunikuar me të. kam gruan atje. Ajo është në gjendje që nuk flet mirë dot. Nuk e kemi ngacmuar shumë. Ne ishim në lëvizje për çdo gjë. Unë nga marsi kisha kontaktin e fundit telefonik me motrën. Gruaja, dhe fëmijët e mi komunikonin përditë. Në darkë kam folur, dhe në mëngjes kam shkuar unë në polici. E morën familjarët në telefon dhe ajo tha; jam mirë mos kini merak. Më thanë se nga zëri nuk ishte mirë, ishte e dobët nga zëri. Dhe s’mund të prisnim dot më. Më humbi durimi e nuk mund të prisja më. Kam qenë i pari bashkë me policinë që hyra në banesë. Ishte në gjendje të fundit Blerta. Gjithçka ishte shpejt e shpejt. Erdhi dhe e mori urgjenca dhe s’folëm dot. Kur foli për herë të parë më tha; Nuk e di se si na humbi dashuria për njerëzit, kemi vuajtur shumë. Nuk zuri persona me gojë. Ato s’më tregonin se ça besimi kishin. Librat i ka policia, i ka sekuestruar policia. Mbasi la punën Blerta, pas një vit asistence nisën dhe problemet më të mëdha. Po bënte gati 2 vite që nuk punonte Blerta.”, pohoi ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303