E goditi te pika më e dobët/ Lefter Koka ‘nxjerr zbuluar’ Metën: Ka marrëdhënie personale me…

meta-monika.jpg

Lefter Koka, i cili fitoi mandatin e deputetit në Durrës në radhët e PS-së, teksa ka qenë i ftuar në emisionin Breaking ka komentuar dhe sulmet që i bëri Presidenti Ilir Meta duke i përmedur djalin dhe vëllanë.

“Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bir s’jam ndjerë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”, u shpreh Koka.

Më tej ai theksoi se Presidenti Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI, ndonëse gjatë këtyre viteve ka qenë Kreu i Shtetit.

“Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje. Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim  mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj.”, tha Koka.

.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303